E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Hades të pakënaqur me punën e Qeverisë

Në sallën e KK- të Obiliqit, është mbajtur një takim ndërmjet përfaqësueseve të Bankës Botërore dhe katër përfaqësueseve të fshatit Hade, përkatësisht të lagjes “Shala”. Në këtë takim është diskutuar për paknaqësit e banorëve të lagjes “Shala”, lidhur me ndërtimin e “Hadës së Re”, në fshatin Shkabaj.

Banorët shprehën paknaqësit e tyre lidhur me zvarritjen e punimeve të infrastrukturës, si dhe për vonesën e ndërtimit të shtëpive, shkollës, qerdhës, si dhe për ndërtimin e qendrës mjekësore.

Banorët shprehen mosbesim për Qeverinë e Kosovës, për zvarritjen e punimeve për ndërtimin e “Hadës së Re”, ndërkaqë përfaqësuesi i Bankës Botërore, Jorge Villegas, ka thënë se mosbesimi për qeverinë mbetet problem i qytetarëve dhe i qeverisë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›