Banorët e "Kodrës së Diellit", pa ujë

Banorët e "Kodrës së Diellit" në Tiranë , vazhdojnë prej vitesh të vuajnë mungesën e ujit. Edhe pse në dukje ndërtesat e kësaj zone reflektojnë zhvillim modern, ato vuajnë nga mungesa më thelbësore e jetës. Ky problem është publikuar edhe më parë, por banorët thonë se asgjë nuk ka ndryshuar. Sipas tyre, prej me shumë se tre vitesh, nëpër rubinetat e tyre uji rrjedhë shumë rrallë , e pothuajse fare. Ata ndërkohë detyrohen të blejnë ujë apo të hapin puse pranë banesave të tyre, për të përmbushur nevojat. Por këtë problem sipas banorëve e vështirrëson edhe fakti qe nuk dihet arsyeja dhe fajtori.
Por disa banorë mendojnë se investimet e shumët të fundit në këtë zonë, kanë bërë që të rritet ndjeshëm dendësia e banorëve dhe të ulet mundësia për furnizimin e të gjithëvë me ujë.