E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohet viktima e 11-të nga gripi A

Shënohet viktima e 11 nga gripi A. Sipas informacioneve viktima e radhës është një grua 54-vjeçare e cila ka ndërruar jetë sot në spitalin e Korçës. 54-vjeçarja ndodhej e shtruar prej tre ditësh në spital ndërsa mbahej me mjekime intensive. Mësohet se gruaja kishte probleme me mushkritë.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me virusin A deri sot është rreth 412. Mosha mesatare e rasteve të prekura në total është rreth 35 vjeç dhe shumica e rasteve janë konfirmuar në Tiranë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›