E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Orikumit protestë për pronat para bashkisë

Banorët protestojnë për çështjen e pronave, duke qenë se ndodhen në një nga zonat më turistike në vend.

Gjatë ditës së sotme, banorët janë shprehur se do të vazhdojnë protestat e tyre deri në zgjidhjen e kërkesave që ata kanë parashtruar.

“Do të vazhdojmë protestat tona. Kërkojmë zgjidhjen me ligjin 7501”, tha njëri prej protestuesve. Protesta është zhvilluar paqësore para bashkisë së qytezës.

Një ditë më parë protestuan banorët e fshatit Dukat për të njëjtën çështje, duke bllokuar rrugën nacionale Vlorë-Sarandë, çka shkaktoi bllokimin e trafikut rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›