E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen, vritet pranë banesës një 47-vjeçar

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të ditës së sotme, kur është qëlluar shtetasi Ndue Lleshi, 47-vjeç, i cili ka ndërruar jetë menjëherë pas ngjarjes.

Policia bëri të ditur se viktima është qëlluar pranë banesës së tij. Ende nuk dihen motivet e krimit.

Policia po punon për identifikimin e autorit ose autorëve të vrasjes. Ky krimi i dytë i rëndë brenda 24 orëve të fundit. Në Tiranë, mbrëmjen e shkuar një person u qëllua për vdekje me katër plumba. Autorët ende nuk dihen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›