Banorët e Zallqit të Istogut, një dekadë me mungesë uji

Banorët e fshatit Zallq të Istogut ka një dekadë që ballafaqohen me mungesë të ujit. Ata thonë se deri më tani askush nuk ka bërë asgjë për zgjidhjen e këtij problemi, pavarësisht ankesave drejtuar ujësjellësit.
Banorët ankohen se me vështirësi të shumta bëjnë zgjidhje për ujë derisa pohojnë se rrezikohen nga ai ujë që tash e përdorin për pije. Por, zyrtarë të ujësjellësit nuk mendojnë sikurse banorët. Ata arsyetohen se banorët kanë bërë plane krye më vete për ta siguruar ujin, por që kanë dështuar.
Përgjegjës për furnizim të ujit në Istog, Elez Hajdari zotohet se brenda pak ditësh do të angazhohen me të gjitha kapacitetet për t’i bërë me ujë këta
banorë, transmeton KTV. /Indeksonline/