Femrat shqiptare në rolin e “korriereve” të drogës

Prej vitesh shqiptarët e arrestuar për trafik droge brenda dhe jashtë Shqipërisë, në të shumtën e rasteve përdornin tranposrtues të njohur ndryshe me emrin “korrier”, shtetas të huaj, si femra ashtu edhe meshkuj.
Por, kohët e fundit nuk janë të pakta rastet kur femrat shqiptare, kanë marr përsipër rriskun e trafikimit të drogës. Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Shqipëri, tashmë po gjykohen disa femra, të arrestuara si “korriere” hashashi.
Dorina Dervishi, Lizhjeta Zharra, Fisnike Hysenaj e Dorina Cara, janë 4 femrat e arrestuara gjatë 6 mujorit të parë, në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit, ku po tentonin t’i kalonin në Itali 8 kg heroinë, 81 kg hashash dhe 700 gramë kokainë të fshehur në makinat e tyre, transmeton abc news.
Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit të kaluar pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Shqipëri janë gjykuar dhe dënuar 10 femra, të cilat përveç përfshirjes në trafikun e drogës, kanë kryer ede vepra të tjera penale, si ajo e “gjobëvënies” në bashkëpunim./Indeksonline/