E Diel, 1 Nëntor 2026

Banoret gati per gjume Genta krijon momente gazmore

Numri i banoreve ne dhomen e gjumit shtohet. Ata kerkojne qe te flejne gjume si pasoje e nje nate te lodshme nje dite me pare. Anila shtrihet ne nje krevat me Metin duke u perqafuar me te. Duket se ka nje afrim midis tyre krahasuar me ditet e meperparshme.

Pak me vone atje shkon Ermali i cili e ngacmon Anilen duke e quajtur si te dashurin e saj Metin. Anila e shmang biseden duke bere shaka me te. Atje shkon edhe Erioni dhe Liami te cilet fillojne te pijne birrat te cilat banoret i kane fshehur neper shtepi.

Gentiana Graciano dhe Doloresa jane ende ne kuzhine. Ata flasin per puthjen e pare dhe moshen ne te cilen e kane dhene. Genta tregon se ka qene 14 vjece kur ka dhene puthjen e pare. Ajo tregon se ish i dashuri e ka emrin Rubens dhe se prinderit e saj kane qene ne dijeni te lidhjes. Doloresa e pyet per arsyen pse jane ndare por Genta duke mos dashur qe ti jape me teper informacion i pergjigjet Kot une e lashe.

Ne dhomen e ndenjes shkon edhe Ermira Vlashi dhe Franceska e te gjithe fillojne te bejne shaka e te qeshin me njeri-tjetrin. Genta krijon vargje me rrime duke krijuar momente gazmore brenda shtepise se Big Brother.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›