Bologna nderimet e fundit per Lucio Dallas
Më shumë 50 mijë njerëz mbushën sheshin e Bolonjas vendlindjen e tij e cila ishte në ditë zie. Flamuri Italian u ul në gjysëm shtizë në nderim të artistit. Shumë adhurues udhëtuan nga e gjithë Italia pasi humbja e këngëtarit dhe kompozitorit kishte prekur jetën e tyre. Arkivoli i Dallas me një trëndafil të kuq dhe një cigare u dërguan në bazilikën e Shën Petronias, në kishës kryesore në Bolonjë. Në mesin e njerëzve që mbajtën zi ishin ish-ylli i futbollit Roberto Baggio dhe bosi i Ferrarit, Luca Cordero. Kënga e tij më e famshme "Caruso" – ishte si një homazh teksa trupi i tij prehej i qetë. Lucio Dalla është përfolur edhe për prirjet e tij homoseksuale, ndonëse ai nuk doli kurrë publikisht me partnerin e tij Marco Alemanno. "Kam pasur nderin dhe privilegjin të jetoja me të," tha Alemanno, teksa zëri i dridhej nga emocionet. Dallas nisi si një jazzman në 1960 dhe vazhdoi të punojë me yllin e operës Remilio Luciano, duke fituar popullaritet me sjelljen e tij modeste dhe lirikën poetike.