E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët, kundër mentalitetit të vjetër

Jonida u ka treguar të tjerëve për reagimet e
familjes së saj, kur morën vesh që do të hynte
në shtëpinë e "Big Brother". Familja e saj ishte
tepër në merak për Jonidën dhe faktin që do
të ishte nën sytë e të gjithë botës; diçka që familjet
shqiptare e konsiderojnë si negative. Vajzat, në
fakt, mendojnë se kjo është kulturë e kohës së
vjetër, sepse në Shqipërinë moderne familjet
dhe prindërit shqiptarë nuk do ta kenë problem
imazhin dhe nuk do të shqetësohen aq shumë sa
sot për "fjalët e botës".
Ndërkohë, zgjimi i banorëve dje si gjithnjë është
shoqëruar nga këngët e zgjedhura prej Vëllait të
Madh. Olsi ka qenë i pari që ka pastruar dhe ka
larë enët, duke përgatitur mëngjesin për të gjithë
të tjerët. E para që ha mëngjes është Bigu, pastaj
Poli e me radhë të tjerët. Dita vijoi si zakonisht me
biseda të ndryshme. Najada, Romina dhe Dorina
flasin për natën e kaluar, që për Romin dhe Dorinën
ka qenë pak e trazuar nga siklete, si vapa ose pagjumësia.
Romina thotë se vetëm Najada e ka zakon
të flerë top. Dorina nis e thotë se kur mësohesh të
flesh me dikë është shumë e vështirë më pas të flesh
vetëm. Najada thotë se të flesh vetëm, është të flesh
si qen. Kur Poli shkon dhe i takon gocat në kopsht,
Najada i thotë Polit se pantallonat nga mbrapa i ka
shumë të ngushta. Ato nisin dhe i thonë se trupin
e ka shumë të mirë, kurse Romina thotë se e ka
të përkryer. Gjithsesi, Najada i këshillon Polit të
shkojë të ndërrojë pantallonat se do bëhet edhe
ai si "shoqja" e saj, jo shoku. Për të vrarë kohën
në shtëpi, banorëve u pëlqen më shumë një lojë:
të ngacmojnë njëri-tjetrin. Është Najada që sikur
e nxit këtë qëndrim të të tjerëve ndaj vetes, duke
u kapur me Olsin për vogëlsira. Ajo pretendon se
ka një javë që bën palestër, kurse gjithë të tjerët,
me në krye Olsin, i thonë se ka vetëm dy ditë që
ushtrohet dhe i duket një javë. Vetëm Jonida thotë
që Nada ka bërë ushtrime që ditën e dytë që ajo ka
hyrë në shtëpi, d.m.th, që para një jave. Të nxitur
nga Olsi, gjithë të tjerët e ngacmojnë dhe ajo për t‘u
treguar më kokëfortë, vë bast me Olsin dhe shkon
në dhomë të rrëfimit ta vërtetojë. Pas kësaj, loja
humbet në rrjedhën e ditës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›