E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret ne pritje te proves

Banoret qendrojne per nje kohe te gjate ne tavolinen e ngrenies duke biseduar dhe duke pritur qe dreka te jete gati. Koha kalon dhe me ne fund gatimi ka perfunduar dhe dreka eshte gati. Si zakonisht banoret bisedojne per gjera te pergjithshme gjate kohes qe edhe ushqehen.

Nderkohe qe banoret hane dreke ne shtepi vendoset muzike. Keshtu me te perfunduar se ngreni banoret sistemiojne tavolinen e ngrenies dhe me pas fillojne te kercejne me muziken ne sfond. Gjate kesaj kohe ata diskutojne per proven e javes duke kercyer e kenduar. Ermali ngacmon vajzat e shtepise duke u thene kane filluar te kercejne e te kendojne te gjithe ju vajza jeni bere shume provokuese duke iu referuar menyres se si ato kercejne.

Big Brother njofton banoret qe te futen ne dhomen e gjumit dhe te pergatiten per fillimin e proves se javes. Ata shkojne te pergatiten dhe vajzat vazhdojne te kercejne edhe ne dhomen e gjumit.
Ndersa presin qe te fillojne proven e javes banoret shkembejne biseda te shkurtra shaka e ngacmime te ndryshme midis tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›