Banorët, rezistencë ndaj evakuimit, urdhëri: Do lëvizen me forcë
Megjithese kreu i qeverise u premtoi personalisht se "do te streoheshin ne kushte shume te mira", banoret e fshatrave te permbytur kane bere rezistence ndaj ushtrise qe kerkon ti evakuoje.
Megjithese nuk thuhet nga autoritete lokale dhe ato te qeverise, egziston frika per nje permbytje masive ne rast te hapjes se plote te portave te hidrocentraleve.
Situata mund te dale jashte kontrollit dhe ne keto kushte eshte vendosur qe banoret qe i rezistojne evakuimit, te merren me force.
Sipas korrespodentit tone ne Shkoder, në mbledhjen e shtabit të emergjencës së Qarkut paraditen e sotme u vendos evakuimi me forcë i banorëve që nuk pranojnë të largohen nga banesat që rrezikojnë të përmbyten pas hapjes së portave të shkarkimit të hidrocentraleve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.
Behet fjale per rreth 130 familje me rreth 400 banorë në Dajc e Obot të Shkodrës kanë refuzuar largimin nga pronat e tyre, pavarësisht urdhrit të dhënë një ditë më parë.
Vetem 5 familje në Bahcallkë të Shkodrës i janë bindur urdhrit dhe janë strehuar në ambientet e Hotel Turizmit, Shkodër. Ne Obot e Dajc uji ka mberritur ne oborre.
Aty gjenden forca të shumta të ushtrisë të cilat jane janë munduar të bindin banorët për t'i evakuar me mjetet e tyre, por kanë patur rezistencë, pasi banorët nuk pranojnë të largohen nga banesat.