E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, deputetë të PS-së nisen drejt Shkodrës

Disa nga deputetët e Partisë Socialiste janë nisur sot për të parë nga afër situatën në 4 komunat e qarkut të Shkodrës të cilat janë përmbytur që nga dita e djeshme si pasojë e reshjeve të shiut. Kështu drejt Shkodrës janë nisur deputetët e Partisë Socialiste Namik Dokle, Saimir Tahiri, Tom Doshi, Gjokë Jaku dhe Astrit Beci.
Ndërkohë në katër komunat e përmbytura Dajç, Ana e Malit, Guri i Zi dhe Bërdicë në qarkun e Shkodrës po vazhdon evakuimi i banorëve.
Gjithashtu zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës ditën e djeshme u inspektuan edhe nga kryeministri Berisha i cili shpalli edhe gjëndjen e jashtëzakonshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›