E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret te alarmuar, pese ore lufte me flaket

Banoret rrefyen dje pas shuarjes se flakeve ne dy vatrat mbi kodrat e Himares, se me mjete rrethanore jane perpjekur te lokalizojne zjarrin dhe ta mbajne ate larg banesave dhe vreshtave, duke i ndryshuar drejtimin nga shkurret dhe nga zona e malit. Per te shuar flaket jane perdorur mjete te ndryshme, kryesisht dege te njoma pemesh, apo lopata, e kazma, duke germuar kanale per te mos depertuar zjarri. Ata treguan se u jane dashur mese 5 ore perpjekje qe te mundesonin shmangien e nje tragjedie dhe shuarjen e plote te flakeve ne Potam dhe afer Pilurit. Autoritetet vendore thane se qyteza nuk eshte cenuar nga flaket, por vetem disa fshatra perreth, qe gjendeshin shume prane vatres. Pothuajse gjate gjithe dites se djeshme Himara ka qene e mbuluar nga rete e tymit, ndersa nje pjese e pushuesve te larguar nga Potami jane rikthyer serish oret e pasdites ne plazh. Policia vendore tha dje per gazeten "KJ" se kishte nisur hetimet per te dyja ngjarjet dhe dyshon se veprimet jane te qellimshme. Por autoret nuk jane identifikuar ende, megjithese dyshohet tek barinjte e zones, qe kerkojne riperteritjen e kullotave ne kodrat e Himares dhe ne mal.

"Njerez te papergjegjshem djegin kullotat"

Zjarrefikeset e qytetit te Vlores nuk kane mundur te mberrinin ne Himare per shkak te bllokimit ne zonen e Dhermiut. Ndersa per t'u ardhur ne ndihme banoreve dhe sherbimit kunder zjarrit ne qytezen e vogel kane mberritur tre zjarrefikese nga Saranda. Autobotet e nisura nga Vlora mesohet se jane bllokuar ne trafikun e renduar. Mjetet mberriten ne Himare ne momentet e fundit, duke ndihmuar ne shuarjen e flakeve te mbetura, megjithese ka qene e veshtire te depertohej deri ne thellesi per shkak te terrenit malor. Shefi i Zjarrefikeses per Qarkun Vlore, Petrit Carcani, beri te ditur dje per gazeten "KJ" se, "sot (dje), ka qene nje situatae e renduar persa i perket zjarreve ne te gjithe qarkun dhe nderhyrja e zjarrefikeses ne disa zona ishte e veshtire". Por ai sqaroi se siperfaqja e djegur eshte me kullote dhe nuk ka pasur deme ne njerez apo banesa.

"Ajo qe te vjen keq eshte fakti se ky eshte nje qytet turistik dhe ka njerez te papergjegjshem qe vene zjarre per te hapur kullota, apo per te djegur shkurre pa llogaritur se shkaktojne deme te medha", tha Carcani. Ne vendngjarje kane mberritur edhe uniforma blu te postes se Himares dhe nga komisariati i Vlores per cdo situate emergjente. Ndryshimi i drejtimit te flakeve te zjarrit ka ndikuar se tepermi ne bilancin e vogel te demeve, pasi ne te kundert sipas specialisteve te zjarrefikses do te ishin rrezikuar jo vetem banesat, por edhe njerezit.

Bollano: Zjarrin e shuan banoret

Kreu i bashkise se Himares, Vasil Bollano, ka qene ne vendngjarje qe ne mometin e renies se zjarrit ne Potam. Ai tha se nuk ka deme materiale, ndersa situata eshte perballuar me shtabin e emergjences dhe banoret e zones, te cilet kane mbajtur larg flaket nga zonat e rrezikshme. "Kjo situate nuk ka ndikuar absolutisht ne turizmin e Himares", tha Bollano.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›