Zjarr ne Himare, pushuesit ne panik
Himare- Dy zjarre te fuqishem kane perfshire zonen e Himares mengjesin e djeshem duke rrezikuar edhe pushuesit e shumte ne plazhin e Potamit. Hotelet dhe banesat u rrezikuan nga flaket qe alarmuan banoret dhe pushuesit. Policia nisi hetimet dhe dyshon per nje zjarrevenie te qellimshme nga persona ende te paidentifikuar. Tre mjete te zjarrfikeseve kane shkuar ne vendngjarje per te shuar flaket, nderkohe qe pushuesit ne panik jane larguar deri ne qetesimin e situates, oret e pasdites. Banoret treguan se jane vene ne panik si pasoje e permasave te zjarrit, duke u mobilizuar dhe nderhyre per t'i ndryshuar drejtimin flakeve, ndersa ende nuk ka nje bilanc per demet.
Vatra e pare e zjarrit eshte vene re rreth ores 11:00 ne kodrat e Himares. Flaket jane pare ne pjesen jugore te qytezes bregdetare, duke perfshire kodren ne gjithe siperfaqen e saj. Kodra mbi plazhin Potam eshte perfshire nga flaket dhe me tej eshte shkrumbuar ne pak minuta. Fatmiresisht zjarri ne kete zone nuk ka shkaktuar deme ne banesa apo njerez, por ka djegur nje siperfaqe te madhe kullote, ullinjsh e pylli. Flaket mesohet se i jane afruar se tepermi antenes se "Vodafonit", ndersa kane qene vete banoret e zones qe jane perpjekur te lokalizojne zjarrin, duke evituar perhapjen e tij ne pjesen tjeter te zones, ku mund te rrezikonte hotele dhe banesa, ne te cilat pervec banoreve, akomodoheshin edhe turiste te shumte. Madje ne rrezik kane qene edhe disa automjete qe kalonin ne rrugen kryesore ne ato momente. Nderhyrja e zjarrefikseve ka qene e pamundur pasi jane bllokuar ne Dhermi dhe eshte dashur mberritja e tre autoboteve nga qyteti i Sarandes per te shmangur tragjedine.
Pas lokalizimit dhe shuarjes se vatres ne kodren mbi plazhin Potam, ne tjeter zjarr masiv ka perfshire pjesen tjeter te kodrave te Himares rreth ores 14:00. Flaket e ardhura nga periferia e lagjes "1 Maji", kane djegur siperfaqet me shkurre ne zonen mbi koder dhe me tej jane perhapur ne mal, poshte rruges qe te con ne fshatin Pilur. Edhe aty kane qene banoret qe kane nderhyre per lokalizimin e flakeve, pasi kjo zone ka nje terren te veshtire dhe e pamundur qe te nderhyhej nga reparti i Zjarrefikseve. Banoret thane se
zjarri ne pjesen e poshtme te rruges se Pilurit, ka perfshire me dhjetera hektare kullota, ndersa era dhe temperaturat e larta kane favorizuar perhapjen e shpejte te flakeve. Policia e Vlores ngriti nje grup hetimor per kete rast de pritet te shoqeroje te gjithe te dyshuarit si autore te dy zjarrevenieve mbi kodrat e Himares. Burime policore thane se dyshojne tek disa barinj te zones qe kerkojne te djegin kullotat ne kete fund stine, me qellim riperteritjen e tyre gjate sezonit te ri. Vetem pak kohe me pare, nje zjarr i madh perfshiu zonen e Orikumit, ku u dogjen edhe tre banesa pervec siperfaqeve me kullote.