E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret vishen si rome dhe presin proven e radhes

Vajzat shkojne ne dhomen e gjumit dhe vishen si rome. Vellai i Madh ka percaktuar nga nje veshje te vecante per secilen duke i shoqeruar me aksesoret perkates. Gjate kohes qe vajzat rregullohen Liami ndodhet ne dhomen e gjumit duke fjetur zgjohet dhe kur i sheh vajzat te veshura ne ate menyre fillon te qeshe. Ai i thote Gentes se ajo eshte shnderruar ne nje rome te vertete me veshjen e saj.

Gjate kohes qe Liami komenton veshjen e proves Genta i thote atij dhe banoreve te tjere qe sapo kane hyre ne dhome mos me shani se e lashe proven dhe ta humbim pastaj dhe djemte nuk e ngacmojne me. Pasi behen gati per disa minuta vajzat dalin ne dhomen e ndenjes dhe fillojne te shihen neper pasqyra. Djemte qeshin teksa i shohin dhe i koplimentojne per pamjen pasi vajzat duken vertete shume simpatike.

Ato vazhdojne me mesimin e proves dhe pas disa minutave edhe djemte njoftohen se duhet te vishen edhe ata si rome. Keshtu edhe djemte shkojne ne dhomen e gjumit per tu pergatitur per proven. Gjate kesaj kohe ata nuk ndalojne se perserituri fjalet qe kane mesuar deri ne keto momente nga gjuha rome si dhe bejne komente te ndryshme per kete prove javore e cila sapo ka nisur.

Me pas te gjithe banoret mblidhen ne dhomen e ndenjes dhe fillojne te flasin per proven duke vazhduar me mesimin e gjuhes rome dhe duke pritur udhezimet e radhes per vazhdimin e metejshem te proves.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›