E Diel, 1 Nëntor 2026

Banoret mesojne proven pesimist per fitimin e saj

Banoret fillimisht e pelqejne shume proven dhe fillojne te merren me mesimin e fjaleve rome. Pas disa minutash ata konstatojne se kjo prove nuk eshte aspak e lehte. Per te mesuar me shpejt fjalet banoret fillojne qe te flasin me njeri-tjetrin duke formuar edhe fjali ne gjuhen rome. Gjate gjithe kohes banoret perseritin me ze fjalet qe mesojne edhe gjate momenteve kur jane duke levizur ne shtepi apo edhe duke ngrene buke.

Grandiola perpiqet qe te mesoje me Gracianon dhe i thote ketij te fundit se kjo eshte nje prove e veshtire per te. ajo dyshon se nuk ka per ti mesuar dot fjalet dhe shprehet se kete prove kane shume mundesi qe ata ta humbin. Te njejten gje thote edhe Graciano. Pervec atyre edhe Franceska shpreh merzitjen e saj per realizimi e proves. ajo gjithashtu thote se kete prove ata duhet ta konsiderojne si te humbur sepse e ka shume te veshtire qe te mesoje fjalet ne gjuhen rome dhe per me teper te formoje fjali me to. Edhe Edi shpreh merzitjen e tij per proven dhe kur banoret i afrohen per te bere shaka me te Edi u thote ju lutem praktikisht per mua kjo prove eshte e pamundur dhe u kerkon atyre qe ta lene te qete qe te mesoje proven e javes vete.

Megjithate banoret nuk dorezohen dhe vazhdojne perpjekjet e tyre per te mesuar permendesh sa me shume fjale te gjuhes rome. Gjate kesaj kohe ata i drejtojne pyetje njeri-tjetrit dhe here pas here qeshin me fjalet qe thone. Duke mesuar kete prove javore banoret edhe argetohen.
Franceska del jashte bashke me Edin. Gjate kohes qe pijne cigare ne oborr ata flasin per proven e jave. Te dy bejne edhe hamendesime se cfare mund te kerkoje Vellai i Madh nga ata pasi te kene mesuar fjalet qe ai u ka caktuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›