Barça, Guardiola shprehet i kënaqur me miqësoren
“Në pjesën e parë nuk patëm shumë raste, ndërsa e dyta ishte krejt ndryshe. Arritëm të shënonim dy herë, nuk pati asnjë të dëmtuar, dhe gjithçka shkoi mjaft mirë”, theksoi trajneri i kampionëve të Evropës menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
Golat për Barcelonën u shënuan nga Pedro dhe Jeffren, ndërsa për Los Anxhelos Galaksin shënoi një gol spektakolar David Bekam nga një goditje dënimi.
Ndërkohë sulmuesi i Barças, Tierri Henri është habitur shumë nga loja e mrekullueshme që zhvilloi skuadra amerikane. Në intervistën pas përfundimit të ndeshjes sulmuesi francez nuk la pa përmendur edhe transferimin në radhët e Barcelonës të sulmuesit Zllatan Ibrahimoviç.
“Ibrahimoviç është një futbollist i jashtëzakonshëm. Do të kem një bashkëpunim të frytshëm me të, dhe po pres me padurim të filloj sezonin përkrah tij”, theksoi Henri.