E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United në kërkim të Silvas

Mediat britanike spekulojnë se Manchester Unitedi do të bëjë ofertë për anësorin e Valencias, David Silva.
Mesfushori spanjoll ka qenë pjesë e spekulimeve gjatë gjithë këtij afati kalimtar, ndërsa Los Che do të detyrohen të shesin ndonjërin nga yjet e skuadrës, edhe pse deri më tani i kanë refuzuar ofertat për David Villan dhe David Silvan.
"News of the World" shkruan se Djajtë e Kuq do të provojnë transferimin e Silvas, ndërsa oferta e tyre pritet të jetë 29 milionë euro, duke pasur parasysh edhe konkurrencën që ofron Liverpooli, që është po ashtu i interesuar për shërbimet e spanjollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›