Barack Obamës i derdhin kos në pantallona (VIDEO)
Share
Barack Obama e ka marrë me shumë sportivitet një incident të lehtë që i ka ndodhur gjatë një vizite në Kolorado. Teksa ka qenë duke takuar njerëzit, një studente i ka derdhur pa dashje kos në pantallona. Presidenti amerikan u ul për të fshirë vetë pantallonat, ndërsa vajza i ka kërkuar ndjesë. Por, Obama ka qenë shumë i qetë dhe madje ka bërë shaka, duke i thënë asaj se të paktën do mbajë mend që i ka derdhur kos presidentit.