Indi, nusja fëmijë anullon martesën
Laxmi Sargara ishte vetëm një vjeç, kur prindërit e saj vendosën që ta martonin. Ata nënshkruan një kontratë dhe vajza e tyre, kur të rritej duhej të shkonte të jetonte përgjithmonë me një person që nuk e njihte.
Por, tashmë në moshën 18-vjeçare, me anë të ndihmës së disa organizatave, Laxmi ka mundur që të anullojë kontratën, duke marrë kështu certifikatën që e bën atë një femër të lirë.
Kur e mora vesh që më kishin martuar, mamasë dhe babait u thashë se isha e pakënaqur dhe doja që ta anulloja. Ata nuk ishin dakord dhe për këtë arsye kërkova ndihmë gjetkë. Tashmë jam e qetë pasi ky makth mbaroi, shprehet 18-vjeçarja nga India.
Në Indi është e ndaluar martesa e minoreneve, por në zonat më të varfra të këtij vendi, martesat e fëmijëve për arsye ekonomike janë të shpeshta.

Laxmi Sargara me certifikaten e divorcit