Barack, nuk është e mençur ta lësh gruan në krah të Clooney
Share
Presidenti amerikan Barack Obama, ka shtruar një darkë për nder të vizitës së kryeministrit britanik, David Cameron. Në këtë darkë, janë ftuar një sërë personalitetesh të rëndësishëm, mes të cilëve edhe aktori George Clooney. Ajo që ra në sy, ishte pikërisht fakti që Clooney ishte caktuar të ulej në krah të Michele Obama. Një zgjedhje jo e mençur nga ana e Barack, duke parë se George është një njeri që ka thyer zemrat e shumë femrave.
