E Diel, 1 Nëntor 2026

Google jo vetëm do gjurmojë fjalët, por do japë përgjigje

Share

Google shumë shpejt jo vetëm do të gjurmojë fjalët, por do u japë përgjigje pyetjeve. Ky do jetë një ndryshim i rëndësishëm për motorin kërkues.

Brenda pak muajsh, kërkimet në Google jo vetëm do të nxjerrin një listë të thjeshtë me linke në blu, por do të ofrojë përgjigje për pyetjet që janë shtruar në rubrikën kërkim.

Lëvizja pason atë që Microsoft ka bërë me motorin kërkues Bing.

Në vend që njerëzit të bazohen tek Wikipedia për të gjetur fakte dhe të dhëna, do jetë Google që do e ofrojë një listë të tillë.

Aktualisht Google ka rreth 66 përqind të tregut të kërkimit online.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›