Barak Obama në një duet në American Idol
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të bëhet protagonist i një prej shfaqjeve më të arrira dhe të sukseshme mbarë botërore, ndërsa shikueshmëria arrin majat.
Bëhet fjalë për edicionin e fundit të “American Idol”, ndërsa Obama do të performojë një këngë me Al Greene. Ky lajm ëshë publikuar në faqet e ndryshme të internetit, ndërsa ftesa është bërë nga producenti Nigel Lithgow nëpërmjet Twitterit .
“Na pëlqen zërin juaj dhe ju ftoj të merrni pjesë në shown “American Idol” dhe të këndoni në duet me Al Greene,” tha Lithgow.
Obama në fillim të muajit janar, këndoi disa vargje të hitit “Let’s Stay Together”, e cila shpejt u bë këngë zyrtare e fushatës së tij presidenciale.