E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barak:Izraeli në luftë kundër Hamasit

Izraeli ka ndërmarrë një luftë të pamëshirshme kundër lëvizjes islamike të Hamasit në Rripin e Gazës, konfirmoi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barack në Parlamentin izraelit. ''Nuk kemi asgjë kundër banorëve të Gazës, por kemi ndërmarë në një luftë pamëshirshme kundër Hamasit'', deklaroi Ehud Barak.''Qëndrimi ynë është një burim force. Ne i kemi luftuar me një avantazh moral. Palestinezët qëlluan kundër civilëve tanë me vetëdije'', shtoi ministri i Mbrojtjes. ''Për fatin tonë të keq, ka viktima edhe pse nuk janë të shumtë. Ne nuk duam të prekim gratë, fëmijët, burrat dhe nuk do të pengojmë ndihmat huamanitare'', theksoi Barak

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›