E Diel, 1 Nëntor 2026

Cvetkoviç: Serbia arriti sukses në 6 pikat

Kryeministri Mirko Cvetkoviç vlerësoi se Serbia arriti që të ketë sukses në 6 pikat kryesore, para se misioni i Bashkimit Evropian, ta fillonte vendosjen në Kosovë. "Ishte shumë e rëndësishme që EULEX-i të jetë nën ombrellën e rezolutës 1244, që të vërtetohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të jetë neutral ndaj statusit dhe që të mos e zbatoj planin e Marti Ahtisaarit", tha Mirko Cvetkoviç, duke theksuar se "kjo do të thotë se pozicioni i Serbisë është përmirësuar". Ai më tutje tha se kjo e ka ndalur procesin e njohjes së pavarësisë së shpallur "ilegalisht" të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›