E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazon Arsenal

Arsenal udhëtoi në Aston Villa për të marrë tri pikët e radhës përderisa luajti në një fushë dhe në kushte atmosferike shumë të vështira.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me raste në të dyja anët por pa konkretizim të tyre.

Rasti më i mirë ishte në minutën e 43-të për Kosielny por e humbi këtë mundësi të artë.

Arsenal ishte më i mirë edhe në pjesën e dytë ku në 10 minutat e parë mesfushori Ramsey do të kishte mundur të shënonte por nuk shfrytëzoi si duhet një pasim të Chamberlein.

Edhe Cazorla pati një mundësi të mirë në fillim të pjesës së dytë por goditja e tij kaloi jo shumë larg portës së portierit të Aston Villas.

Aston Villa goditi shtyllën në minutën e 76 dhe krejt kjo ishte çfarë ndodhi në këtë ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›