Barbadosi heq mbretëreshën Elizabetë e Dytë nga kreu i shtetit dhe zyrtarisht është republika më e re në botë

Barbadosi ka hequr zyrtarisht mbretëreshën Elizabetë e dytë nga kreu i shteti dhe është bërë republika më e re e botës. Në një ceremoni mbajtur në kryeqytetin Bridgetown, Damë Sandra Mason u betua si president. Princi i Wellsit dhe këngëtarja nga ai vend Rihana morën pjesë në ngjarje, e cila përkoi me 55 vjetorin e pavarësisë së vendin.
Në shenjë ndryshimi zyrtar të pushtetit, një përshëndetje përfundimtare iu dha në aktivitet monarkisë Britanike ku flamuri standard mbretëror u ul dhe u zëvendësua me atë të republikës së re.
Në një fjalim për të pranishmit në aktivitet, princi Charls pranoi mizorinë tronditëse të skllavërsisë që ka vuajtur ishulli i Karaibeve. Ai gjithashtu ritheksoi se lidhjet mes dy kombeve do të vijonin pavarësisht ndryshimit të statusit kushtetues.
Princi i Wellsit e përshkroi momentin si një fillim të ri para se të merrte urdhërin prestigjos të lirisë së Barbadosit nga presidentja e re.
Mbretëresha Elisabet ndërkohë i ka dërguar vendit urimet më të ngrohta për lumturi, paqe dhe begati në të ardhmen dhe është shprehur se kombi kishte një vend të veçantë në zemrën e saj.
Epoka e re që ka filluar për Barbadosin i jep fund shekujve të ndikimit britanik. Për më shumë se 200 vite, ishulli pati shërbyer si qendër e tregtisë transatlantike të skllevërve.