E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tajvani në gatishmëri, 18 avionë kinezë me armë bërthamore shkelin hapsirën ajrore

Forcat ajrore të Tajvanit u vendosën në gjendje gatishmërie më 28 nëntor, pasi 27 avionë kinezë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të ishullit, tha Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit. Në deklaratën e Ministrisë thuhet se në mesin e avionëve që hynë në zonën ajrore të Tajvanit ishin edhe pesë bombardues H-6, që kanë kapacitete bërthamore, dhe 18 avionë luftarakë. Avionët fluturuan mbi bregdetin jugor deri në Kanalin Bashi. Ndërkohë, Kina nuk ka komentuar lidhur me këtë njoftim. Tajvani, që Pekini e sheh si provincë kineze, gjatë vitit të fundit është ankuar disa herë se avionët luftarakë kinezë kanë fluturuar afër ishullit, shpesh kanë fluturuar shumë afër ishujve Pratas, që kontrollohen nga Tajvani. Tajvani njoftoi në tetor se pothuajse 150 avionë kinezë kanë hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore brend vetëm 4 orësh, kur Kina po shënonte festat kombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›