E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barbi pa flokë, për të luftuar kancerin

Në 53 vjet histori, kukulla Barbi është gjendur në rolin e astronautes, arkitektes, mjekes dhe presidentes. Por tashmë kukulla më e famshme vjen me një plan më ambicioz, të humbasë flokët për të luftuar kancerin.

Kukulla e re Barbi, mjaftë e dëshiruar në web, do të jetë e destinuar që t’u jepet fëmijëve që vuajnë nga kanceri dhe që kanë humbur flokët e tyre nga kurat e shumta.

E krijuar vetëm pak kohë para Krishlindjeve, në faqen e saj në Facebook, Barbi tullace ka më shumë se 50 mijë fanse.

Pyetja e cila të lind mjaftë natyrshëm është: Përse i gjithë ky interesim, në një botë kur kanceri është tabu?

Kanceri për shumë fëmijë është kthyer në një tragjedi tronditëse. Mjaftë fansa të kësaj faqe kanë sugjeruar që një përqindje e fitimeve nga shitja e kukullës Barbi, të shkojnë për shoqatat e impenjuara për kërkimet kundër kancerit.

Të gjithë fëmijët janë të apasionuar pas kukullave, por jo çdokush di zanafillën e krijimit të saj në versione nga më të ndryshmet.

Ajo u krijua në vitin 1959 nga Ruth Handler, një ndër themelueset e kompanisë së lojrave Matel dhe u prezantua në një panair lodrash në Nju Jork. Barbi ende sot është një sukses i garantuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›