E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Do zbatoj deri në fund detyrën e Presidentit. Çdo aludim tjetër, i kotë

Presidenti Bamir Topi është shprehur sot se do të zbatojë deri në fund me rigorozitet detyrën e tij dhe vendimet kushtetuese, duke shmangur çdo lloj aludimi tjetër.

Deklarata e Topit erdhi pas vizitës që ai zhvilloi në Ersekë, ku u takua me kryebashkiakun Ali Laho, përfaqësues të këshillit bashkiak, deputetin e zonës dhe intelektualë e personalitete të njohura të zonës.

Do vazhdoj deri në fund të zbatoj me rigorozitet detyrën e Presidentit dhe vendimet kushtetuese. Çdo lloj aludimi tjetër është i kotë, u shpreh Topi për mediat, duke nënvizuar se i takon të flasë për politikë vetëm pas përfundimit të mandatit të Presidentit.

Gjithashtu, Topi për të disatën herë ka inkurajuar forcat politike të vazhdojnë bashkëpunimin në të mirë të vendit.

Partitë politike të vazhdojnë bashkëpunimin duke e ditur që ai është në të mirë të vendit, u shpreh ai para mediave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›