Barbie Girl e AQUA ka shitur me shumë kopje se Imagine e LENNON
Elton John është numri 1. The Beatles qëndrojnë pranë Robson & Jerome, në vendin e 8 dhe 9 respektivisht dhe grupi i famshëm i viteve 90, Aqua qëndrojnë në vendin e 13-të me hitin e tyre Barbie Girl.
Ky klasifikim muzikor i publikuar sot sjell këngët më të shitura në historinë e muzikës. Lista është publikuar nga Official Charts Company me rastin e 60 vjetorit të Klasifikimit të Singëllave Muzikor. Lista përmban 123 këngë të cilat kanë shitur më shumë se 1 milion kopje duke nisur që nga viti 1952.
Elton qëndron në krye me The Way You Look Tonight/Candle in The Wind, e cila është publikuar pas vdekjes së Lady Dianës në vitin 1997 me 4.9 milion kopje të shitura.
Beatles kanë tre këngë në 25 vendet e para të listës. She Loves You, në vendin e 8-të, ndërsa Imagine e John Lennon renditet në vendin e 19-të. Klasifikimi ka sjellë habi për shkak se Imagine një prej këngëve më të famshme të John Lennon renditet me keq se Barbie Girl e grupit pop, Aqua e cila është në vendin e 13 me 1.79 milion kopje të shitura.
Pesë vendet e para
Elton John – SOMETHING ABOUT THE WAY YOU LOOK TONIGHT/CANDLE IN THE WIND 4.9 milion kopje të shitura
Band Aid – DO THEY KNOW IT’S CHRISTMAS? 3.69 milion
Queen- BOHEMIAN RHAPSODY 2.36 milion
Wings – MULL OF KINTYRE/GIRLS’ SCHOOL 2 milion
John Travolta dhe Olivia Newton- John – YOU’RE THE ONE THAT I WANT 2 milion