E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat e kursimit, Greqia paralizohet nga grevat

Protestat në Athinë

ATHINE- Greqia perfshihet nga grevat e protestat qe kundershtojne masat e kursimit, qe qeveria do t’i paraqese per votim ne parlament.

Sindikata e sektorit publike (ADEDY) dhe konfederata e përgjithshme sindikale (GSEE), kanë shpallur grevë 48-orëshe për sot dhe të mërkurën, 6 dhe 7 nëntor. Në grevë do të marrin pjesë punonjësit e sektorit publik dhe atij privat.

Që nga e hëna, spitalet, poliklinikat dhe qendra e ndihmës së shpejtë (EKAV), do të funksionojnë me personel sigurie, ndërsa të mërkurën gjithë farmacitë e vendit do të qëndrojnë të mbyllura.

Gjatë ditëve të grevës janë planifikuar edhe tubime proteste në Athinë dhe në qytetet kryesore. Vala e reagimeve do të vazhdojë deri më 14 nëntor, ditë e një greve mbareuropiane.

Greva të përsëritura 24-orëshe do të ketë në metro, trenin elektrik dhe tramvajet që nga e hëna. Po ashtu, trenat e hekurudhave greke (OSE) dhe ai suburban (Proastiakos), nuk do të lëvizin që nga orët e para të së martës, për shkak të pjesëmarrjes së punonjësve në grevën 48 orëshe, ndërsa edhe anijet nuk do të lëvizin nga portet të martën e të mërkurën.

Në grevë ditën e mërkurë do të jenë edhe taksitë, ndësa po të mërkurën, hapësira ajrore greke do të qëndrojë e mbyllur për tri orë, nga 10,00 deri 13,00. (amna)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›