E Enjte, 5 Nëntor 2026

Barça-Bayern 2-8, pika më e ulët e katalanasve në një vit të

Viti 2020 në Botën e futbollit? Sigurisht që nuk ishte i mirë për skuadrën e Barcelonës, mes problemeve të klubit, cështjes së Messi-t dhe rezultateve në fushën e lojës. Një kampionat i humbur në rihapjen e turneut pas lockdown. Një sezon 2020-2021 pothuajse i kompromentuar, me shumë pikë të mbetura rrugës. Por pika më e ulët mbetet ajo përballje me Bayern, që u mbërthye nga një goditje 2-8. Nën drejtimin e Quique Setien, katalanasit përjetuan humbjen më të rëndë në 69 vite.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, që katalanasit të pësonin kaq shumë gola në një konkurs europian. Një rezultat që na sjell në mendje edhe njëherë Kupën e Botës 2014 dhe pikërisht sfidën Brazil-Gjermani 1-7. Përvec hendekut të madh, lidhja është dhe trajneri Hansi Flick: zv-trajner në ndeshjen kundër Brazilit, trajner në përballjen me Barcelonën. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›