“Gracias negrito!”, komenti që i kushtoi 3 javë skualifikim Cavani-t

Më në fund ka mbërritur dhe vendimi. Edinson Cavani ka marrë një dënim prej tri javësh për shkak të një komenti të bërë ndaj një tifozi të tij, i cili është konsideruar si rracist. “Gracias negrito!” ishte komenti i sulmuesit uruguajan pas dopietës së shënuar në atë fitore të cmendur, 3-2 përballë Southempton, duke përshëndetur fansin e tij, por kjo gjë e ka detyruar FA të ngrejë një hetim dhe të marrë masa.
Reagimet ishin të shumta dhe Cavani ka fshirë menjëherë komentin si dhe duke kërkuar falje se nuk kishte asgjë raciste në komentin e tij, por ishte thjesht një përshëndetje për tifozin që i bëri urimin për golat e shënuar. Federata e Futbollit, pavarësisht faljes së lojtarit dhe klubit të Manchester United, nuk është kursyer aspak, duke dhënë tri javë pezullim për Cavani-n dhe një gjobë prej 110 mijë eurosh për klubin.