Barça-Real-Çelsi kërkojnë Ibrahimoviçin
Milano - Tratativa ndërmjet Ibrahimoviçit dhe Barcelonës që nisi me takimin Morati-Laporta në Spanjë, po has në disa vështirësi. E para është fakti se Morati kërkon 80 milionë euro për suedezin dhe është i gatshëm të pranojë edhe Eto si pjesë e marrëveshjes vetëm në rast se shuma që do shtohet të mos jetë nën 40 milionë euro. Në rast se Eto ngurron të kalojë në Milano, atëherë Real Madrid e Çelsi janë gati të marrin Ibrahimoviçin.
Dëshira e yllit suedez është e qartë: larg Interit për të fituar Ligën e Kampioneve, por Morati nuk dorëzohet pa parë t’i plotësohen dëshirat e tij. Laporta me shumë mundësi nuk do të pranojë të shtojë më shumë se 20-25 milionë euro plus Eto’o. Ky i fundit e di se kontrata që i skadon pas 13 muajsh e lejon të firmosë një kontratë faranike me cilindo klub. Nga ana tjetër, Guardiola, pret me ankth suedezin: "Ibrahimoviç është lojtar i jashtëzakonshëm. Shumë lojtarë bëhen më të fortë kur vijnë tek Barça.” Ishte deklarata e trajnerit kampion të evropës.
Me Ibrahimoviç në merkato, Real e Çelsi nuk qëndrojnë duarlidhur. Pas mbërritjes së Kakas, Zidan pati deklarua se ishin të interesuar për Ibran dhe Shnajder dhe Roben janë dy lojtarë që mund të hynin në tratativë. Nga ana tjetër, Ançeloti i ka kërkuar me ngulm Abramoviçit sulmuesin suedez. Dyshja Karvajo-Deko, në këtë rast do të merrnin dy bileta vetëm vajtje, me destinacion Milanon.