E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia mund Shqipërinë në Qemal Stafa

Tiranë -Shqipëria është mundur me rezultatin 2 me 1 nga Portugalia. Ndeshja është zhvilluar mbrëmë në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë, ku kombëtarja jonë është mundur në minutat e fundit të takimit me përfaqësuesen portugeze. Gjithsesi, skuadra jonë zhvilloi një ndeshje në nivel, megjithëse edhe kësaj here e shoqëroi me humbje.

Kjo është ndeshja e parë e skuadrës kombëtare shqiptare që luhet nën drejtimin e trajnerit kroat Josef Kushe. Bruno Alves ka penalizuar skuadrën tonë, pas daljes se gabuar të Isli Hidit që ashtu si në Danimarkë, duke i dhënë kështu mundësi mesfushorit portugez të shenojë golin e dytë.

Takimi nisi vrullshëm për portugezët që pas shumë tentativave shënuan në minutën e 27-të më anë të sulmuesit të Werder Bremen, Hugo Almeida. Pjesa e parë ka qenë e mbushur me raste dhe me një Kristiano Ronaldo në superformë. Ylli i Mançester Junajtid ka ndërmarrë disa inkursione të rrezikshme, duke treguar se jo më kot është fituesi i "Topit të Artë" në fuqi.

Në të 18-tën Ronaldo kërkon penallti pas një rrëzimi në zonë të Canës, por arbitri Mejer vazhdon lojën. Në minutën e 27-të, portugezët kalojnë në avantazh, kur pas një krosi të Bosingvës, Curri nuk largon dhe lejon që Hugo Almeida të shënojë. Megjithatë, gëzimi portugez nuk zgjat as 60 sekonda, pasi Skela shpik një kros për Bogdanin, që barazon shifrat me kokë. Në minutën e 38-të Raul Meireles del vetëm me Hidin pas një krosi të Dekos, por nuk shënon dot.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›