Barça bën poker me Osasunën, Messi provon me “Mano de Dios”

Një ndeshje nën shenjën e Diego Armando Maradona ajo e Leo Messi, në fushë sot me Barcelonën e tij. Para ndeshjes me Osasunën është mbajtur një minutë heshtje, ndërsa dy fanella me numrin 10 ishin vendosur në mesin e fushës dhe në tribunë. Ndërkohë, anash fushës vërshuan imazhe të Maradonës me ngjyrat e Barcelonës.
Messi, shumë i prekur gjatë minutës së heshtjes, më pas donte t’i bënte homazhe El Pibe de Oro në mënyrën e tij. Në aksionin që çoi në golin e Martin Braithëaite që hapi rezultatin, argjentinasi u hodh pranë vijës së portës, midis dy qendërmbrojtësve, me dorën e majtë të ngritur. Një imazh që na kujtoi Mano de Dios-in e famshëm, të cilin Maradona shënoi kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986.
Në 73’ ‘Pulce’ shënoi golin e katërt të Barcelonës, me një dedikim të veçantë. Pas golit, argjentinasi tregoi fanellën me numrin 10 të Newell’s Old Boys, klubin në të cilin luanin ai dhe Maradona, duke ngritur krahët drejt qiellit.
Përsa i përket ndeshjes, Baraithwaite shënoi golin e parë në minutën e 29-të, Griezmann 42’ dhe Coutinho 57’. Messi kompletoi fitoren në minutën e 73-të.