E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, ora 14.00 Tomori – Pogradeci në RTSH Sport

Kategoria e Parë luan sot edhe dy nga sfidat e mbetura të javës së 4-t. Në orën 14.00 luhet Vora – Erzeni dhe Tomori – Pogradeci. Pikërisht kjo e fundit do jetë edhe në ekranin e RTSH Sport duke filluar nga ora 13.55. Tomori ka nisur një sezon me pretendime dhe dy javët e para të luajtura e ka treguar këtë. Beratasit kanë marë një barazim me vlera javën e parë me Lushnjën në transfertë, ndërkohë që kanë mposhtur me 4 gola Elbasanin në fushën e tyre. E kundërta ka ndodhur me pogradecarët. Një nga skuadrat që luftoi deri javët e fundit sezonin e kaluar për tu ngjitur në superiore, ka 0 pikë në dy javë të luajtura. Pogradecarët janë mundur si nga Besa e Kavajës në transfertë, ashtu edhe nga Egnatia në shtëpinë e tyre. Prandaj ndeshja e sotme pritet me shumë interes. Sa i përket Grupit B, që këto skuadra bëjnë pjesë, ai kryesohet nga Egnatia me 10 pikë, ndjekur nga Besa me 9-të dhe Lushnja me 8-të. Ky do të jetë grupi më interesant në Kategorinë e parë sepse konkurenca do të jetë edhe më e lartë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›