Barça bindet, do të paguajë 30 milionë euro për Cancelon

Joao Cancelo do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës edhe pas përfundimit të huazimit. Spanjollët kanë arritur marrëveshjen përfundimtare me Manchester Cityn për blerjen e plotë të portugezit. Për kartonin e lojtarit në fjalë, Barcelona do të paguajë 30 milionë euro. Ndërkohë, Cancelo do të ketë në dorë një kontratë që e lidh me klubin spanjoll deri në vitin 2026.
Portugezi u huazua në fillim të sezonit te Barcelona nga Manchester City. Ka bindur plotësisht trajnerin Xavi, i cili ka kërkuar blerjen përfundimtare të tij pas paraqitjeve të treguara. Në 21 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Cancelo ka shënuar 3 gola dhe ka 2 asistime. 29-vjeçari ka kontratë me skuadrën e City-t deri në vitin 2027.