E Martë, 3 Nëntor 2026

Tirana pret Krishtlindjen me koncert festiv

Në vigjilje të Krishtlindjes Bashkia Tiranë po organizon një koncert duke sjellë një atmosferë sa më festive.

Sheshi “Skënderbej” është sot më i gëzueshëm se kurrë më parë ku në  një atmosferë festive dhe argëtuese për qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumtë nga brenda dhe jashtë vendit, kryeqyteti po kremton këtë mbrëmje vigjiljen e Krishtlindjes.

Bashkia ka organizuar një koncert festiv për të gjithë qytetarët, për të pritur kështu këtë festë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua koncertit të madh festiv në “Sheshin Skënderbej”.

Koncerti në sheshin Skënderbej nisi me orkestër simfonike dhe i bashkohet edhe kori i fëmijëve.

I gjithë eventi është organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore.

“Sa atmosferë e ngrohtë  në sheshin “Skënderbej”, në vigjilje të Krishtlindjes , shoqëruar me tingujt  plot mirësi e dashuri të koncertit festiv”, shkruan Veliaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›