E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca e bindë Thiago Silvën!

Thiago Silva mund të jetë në 48 orët e ardhshme lojtar i ri i Barcelonës. Mediat e lidhura me Barcelonën kanë hapur sot ballinat me lajmin se Barcelona ka arritur marrëveshje me Thiago Silvën.

Sipas mediave, Thiago Silva është pajtuar për të kaluar te Barcelona, por se ai i ka kërkuar skuadrës katalonase që të definoj marrëveshjen me PSG.

Paga, kontrata dhe të gjitha detajet tjera kanë përfunduar me sukses ndërsa delegacioni i Barcelonës pritet të udhëtoj në Francë për të përfunduar marrëveshjen me PSG-në./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›