E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca eshte e frikshme


Barcelona shkatërroi 4-0 Saragozën në Kamp Nou dhe shkon me një moral të lartë në ndeshjen e të mërkurës në San Siro përballë Milanit.

Golat për skuadrën e Pep Guardiolës u shënuan nga Piqué dhe Messi në pjesën e parë, Puyol dhe David Villa në të dytën.

Statistika të mrekullueshme për katalanasit të cilët nuk e dinë çfarë është humbja në 16 ndeshjet e fundit në kampionat, seria pozitive më e gjatë në Spanjë, nuk pësojnë gol në fushën e tyre që nga prilli i kaluar dhe gjithashtu kanë mbrojtjen më të mirë të ligës me vetëm 6 gola të pësuar deri tani.

Në ndeshjen kryesore të javës në Ligën BBVA, Real Madrid ka fituar në fushën e vështirë të Valencias me rezultatin 3-2. Karim Benzema, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo shënuan për madrilenët, ndërsa dygolëshi i sulmuesit Roberto Soldado nuk i vlejti vendasve për të marrë qoftë edhe 1 pikë.

Me këtë fitore Real Madrid ruan kreun e renditjes, i shkëputur 3 pikë nga Barcelona dhe 7 nga Valencia.

 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Bundesliga, arbitri tenton vetëvrasjen
Ndeshja e javës së 13 të Bundesligës, ajo mes Koln dhe Mainz, që duhej të luhej të shtunën, është anulluar 40 minuta para fillimit sepse arbitri që duhej të gjykonte këtë takim ka tentuar të vrasë veten disa orë para nisjes së saj. Milani dhe Lazio barazojnë
Milani dhe Lazio kanë barazuar pa gola në ndeshjet e javës së 10 duke i lënë hapësirë Juves të tentojtë të ngjitet në krye të Serisë A. Serie A, Inter mposht Cagliari-n në “San Siro”
Inter ka mundur Cagliari-n 2-1 në ndeshjen që hapi javën e 12-të të Serie A. Bayern humbet supersfidën me Borussia-n
Bayern Munchen ka humbur në shtëpinë e tij supersfidën e kësaj jave të Bundesliga-s, atë me Borussia Dortmund. Superliga, Skëndërbeu mund Flamurtarin
Skënderbeu me 10 lojtarë mundi 2-1 Flamurtarin, ndërkohë që edhe gjyqtari Edin Hoxha u shndërrua në protagonist të ndeshjes pas një 11-metërshi shumë të dyshimtë në favor të korcarëve.

Lajmet kryesore

Kakavijë, ndalohen 10 kilogramë marijuanë
Në pranga shoferi i autobuzit që i transportonte
Rrugët, 70% ndërtohen me borxhe
Rrëshen-Kalimash, 5-10 euro kalimi
President “kukull” për Kosovën?
Banda e policëve të rremë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›