Barca frikëson Spanjën, Messi Muellerin

Kjo Barcelonë definitivisht nuk ka ilaq, nuk njeh kundërshtarë duke shkelur gjithçka para vetes. Viktima e radhës është Athletico Bilbao të cilën e mposhti vetëm 5 me 1.
Lionel Messi ka shënuar dy gola në këtë ndeshje duke parë shumë afër rekordin e ri të futbollit të cilin e mban Gerd Mueller.
Pique në minutën e 22 realizoi për 1 me 0. Messi realizoi tre minuta më vonë, një gol që ngjalli dyshime se a ishte i Messit apo autogol i Amorebietas.
Pas një aksioni fantastik, Adriano realizoi për 3 me 0 në minutën e 45. Fabregas realizoi për 4 me 0 në minutën e 57.
Gomez realizoi golin e nderit për Bilbaon në minutën e 65.
Super Leo realizoi edhe një herë në minutën e 70./Indeksonline/