E Shtunë, 31 Tetor 2026

El MILAN Sharawy

Aty ku janë fitoret e Milanit, janë edhe golat e El Sharawyt. Milani ka arritur një fitore të rëndësishme në udhëtim te Catania me rezultat 3 me 1. Milani ishte në disavantazh kur Legrotaglie realizoi për 1 me 0 në minutën e 11.

Në fillim të pjesës së dytë Catania mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Barrientos u përjashtua nga loja. Stephan El Sharawy barazoi në 1 me 1 me golin e shënuar në mionutën e 52.

Vetëm tre minuta më pas Boateng siguroi epërsinë e parë për Milanin. Boateng u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit të ndeshjes.

Përsëri super El Sharawy realizoi për 3 me 1 në minutat shtesë për fitoren 3 me 1.

Milani pas kësaj fitoreje ngritet në pozitën e shtatë në tabelë me 21 pikë të tubuara./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›