E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca me ofertë të re për Cesc

Barcelona do të rikthehet me ofertë të re për Cesc Fabregas pasi oferta e parë u refuzua nga Arsenali.

Kampioni i Spanjës dhe Evropës së fundi bëri ofertën e parë zyrtare për kapitenin e Arsenalit, por oferta prej 27 milionë paund menjëherë ishte refuzuar nga klubi anglez.

Barcelona tani raportohet se është e gatshme të bëjë ofertë të re në vlerën 30 milionë paund. Por edhe kjo nuk pritet të jetë e mjaftueshme për të bindur trjanerin Arsene Wenger për të hequr dorë nga shërbimet e tij.

Megjithatë një ofertë prej 35 milionë paund do të ishte një test i vërtetë për rezistencën e Topçinjve për të mbajtur 24-vjeçarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›