Falcao arrin marrëveshje me Chelsan?

Ylli i Portos, Radamel Falcao, ka arritur marrëveshje me Chelsean.
Daily Mail bën të ditur se Chelsea është shumë afër transferimit të Falcao, pasi lojtari ka pranuar pagën vjetore prej 5 milionë paund.
Blutë gjithashtu do të duhet t`i paguajnë ekipit portugez 26.5 milionë paund për të hequr dorë nga shërbimet e lojtarit.
Kolumbiani, i cili sezonin e kaluar shënoi 39 gola për Porton 17 prej të cilave në Europa League, pritet të ndjekë menaxherin Andre Villas-Boas në Stamford Bridge dhe zyrtarisht të nënshkruajë më 1 korrik.