Barca ndryshon objektivat në mbrojtje

Barcelona thuhet se nuk do të shpenzoj shumë në blerjen e mbrojtësve në afatin kalimtar veror. Blerja e Hummels, Silva apo David Luiz ishte në planet e skuadrës katalonase këtë afat kalimtar. Por sipas mediave spanjolle, Barcelona tani ka ndërruar planet.
Daniel Agger dhe Jermy Mathieu janë në planet e Barcelonës për ti transferuar në verë. Mbrojtësi i Liverpoolit, Agger edhe edicionin e kaluar ishte synim i Barcelonës por që vetë danezi nuk kishte pranuar largimin nga Anglia.
Mathieu mund të jetë transferi i dytë pas Neymar pasi që vetë francezi ka thënë se do të jetë një ëndërr për të për të luajtur te Barcelona./Indeksonline.