E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabimi qesharak në televizion, Italia bëhet Pepe

Televizioni italian "Rai" mbrëmë i ka befasuar të gjithë më nje gabim të bërë në transmetim live. Gjatë transmetimit të ndeshjes miqësore Itali-Haiti, menjëherë pas golit të parë në ndeshje "Rai" e bëri gabimin.

Gjersa e lajmëroj ndryshimin e rezultatit, teknikët e televizionit kishin vënë dy emra të çuditshëm për të dy skuadrat. Italia e kishte emrin Pepepepe ndërsa Haiti Quaquaquaqua.

Pas disa sekondave gabimi u përmiërsua dhe tani Italia mbante epërsinë 1 me 0 ndaj Haitit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›