Barça në qiellin e shtatë, katalanasit shpallen kampionë të Spanjës
Barcelona është shallur mbrëmë zyrtarish kampione e Spanjës, kjo falë barazimit 1-1 të Real Madridit me Espanyol-in. Sot përballja e katalanasve me Atletico Madridin do të jetë më shumë një ndeshje feste sesa një synim për fitore, kjo pas nderit që u bënë kushërinjtë e Espaynol.
Barça rrëmben në këtë mënyrë titullin e katërt në pesë sezone radhazi, përveç vjet ku kampion u shpall Reali. Kjo është një ngjarje e madhe edhe për Tito Vilanovën, i cili feston trofeun e tij të parë në pankinën e katalansave, edhe pse ju desh që për shumë kohë të mungonte për shkak të problemeve shëndetësore.
Kjo fitore është një mënyrë ngushëllimi, për eleminimin e turpshëm nga Champions Lague, por edhe një mesazh për të gjithë skeptikët që Bracelona vijon të jetë një ekip i madh. Pati shumë ulje dhe ngritje gjatë rrugës për fitore, por falë Lionel Messit Barcelona mundi të triumfojë gjithmonë në Spanjë. Ndërkohë vetë argjentinasi arriti në kuotën e 46 golave. Pavarësisht vështirësive në fund të sezonit, një gjë është e sigurt që në kampin iberik nuk ka për të munguar kurrë spektakëli.